Driton Selmanaj rezulton pozitiv me koronavirus

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se është asimptomatik.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se do të qëndrojë në vetizolim.

“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.

Të nderuar,Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor…

Publiée par Driton Selmanaj sur Mardi 4 août 2020

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE