Duda i del në mbrojtje Donikës, zbulon diçka që nuk keni ditur për të?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar lidhur me ofendimin që dikur ia kishte bërë Daut Haradinaj, Donika Kadajt-Bujupit, çështje kjo e riaktualizuar pas kthimit të Kadaj-Bujupit në AAK.

Balje ka kërkuar që Kadaj-Bujupi të lihet rahat duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe që nëna e saj i takon komunitetit boshnjak.

“Mirë de, nëna e Donikës është boshnjake, çka ka të keqe këtu. A keni diçka kundër që Donikën ta marrim në VAKAT. Lëreni gruan rehat”, ka shkruar Balje në Facebook. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote dhe s’po e bën askush avokatin por që organet e drejtësisë për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, i kishte thënë Daut Haradinaj gjatë një  seance së Kuvendit të Kosovës.

SHPËRNDAJE