Duda tregon se nga cila moshë ka filluar të agjerojë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka njoftuar se ka agjëruar Ramazanin që kur ishte shtatë vjeçe.

Deputetja e grupit 6+ të Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë pa Pesë”.

Përballë moderatores Bieta Sulo ajo ka rrëfyer shumë detaje interesante nga jeta personale dhe profesionale.

Duke qenë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ajo nuk mund t’i shmangej pyetjes rreth agjërimit të saj ndër vite, si një myslimane e devotshme.

Balje tregoi se ka agjëruar qysh në moshën shtatë vjeçare, dhe nga atëherë ka mbajtur Ramazan vazhdimisht.

Ajo madje ka treguar se ka agjëruar edhe kur ka qenë shtatzënë.

“Kam qenë shtatzënë në vajzën dhe kam pasur një shtatzëni shumë normale, pa komplikim, pa kurrë gjë. Unë kam ndjerë se mund ta bëja dhe e kam bërë”, ka thënë Duda.

Në bisedë e sipër, deputetja e 6+ tha se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool në jetën e saj, duke respektuar deri në fund përkatësinë e saj myslimane.

SHPËRNDAJE