Dulla jep lajmin për mbledhjen e sotme të LDK-së, a është afër koalicioni me VV-në?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka njoftuar për takimin e sotëm të grupit parlamentar të LDK-së.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në mbledhjen e sotme është diskutuar për zhvillimet e fundit.

Ndërsa, shton se LDK-ja do mbetet e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile në përputhje me kushtetutën që realizojnë programin qeverisës të dakorduar.

Postimi i tij i plotë:

Sot mblodhëm Grupin Parlamentar të LDK-së. Diskutuam për zhvillimet e fundit. LDK mbetet e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën, të cilat do të realizojnë programin qeverisës të dakorduar.