Dy kandidatët që po shkojnë ‘fyt për fyt’ në këtë komunë për vendin e tretë

Në komunën e Dragashit po zhvillohet një garë ‘fyt për fyt’ mes Sherif Agës nga koalicioni Vakat dhe Admis Solas nga partia gorane.

Aga aktualisht ka 1 mijë e 255 vota sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor me 11,50 % të votave derisa Admir Sola ka 1 mijë e 260 vota apo 11,54 për qind.

Në këtë komunë prin Selim Kryeziu i LDK’së me 4 mijë e 142 vota apo 37,94 për qind të votave, i pasuar nga Shaban Shabani i PDK’së me 3.070 me 28,12 % të votave./Periskopi/

SHPËRNDAJE