Dy mënyra si ta shmangni fitimin e peshës gjatë dimrit

Gjatë dimrit ne kalojmë më shumë kohë brenda, lëvizim më pak dhe hamë më shumë – prandaj është normale se mund t’i shtojmë disa kile përgjatë muajve të dimrit.

Sidoqoftë, mirëmbajtja e peshës normale dhe shprehive të shëndetshme përgjatë dimrit jo vetëm se është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, por edhe për shëndetin tonë të përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Për të shmangur shtimin e panevojshëm të peshës, nëse veç dëshironi ta shmangni këtë, provoni këto dy këshilla nga nutricionistja Hannah Braye:

Hani mëngjes të mbushur me proteina

Shumica e njerëzve hanë për mëngjes ushqime të mbushura me karbohidrate dhe pa vlera ushqyese. Por studimet tregojnë se konsumimi i sasive të mëdha të proteinave për mëngjes ndihmon në përmirësimin e kontrollit të apetitit, konsumimit të ushqimit, etj.

Në veçanti, mëngjeset të cilat përmbajnë vezë mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

SHPËRNDAJE