Dy nipërit nga Banja e Malishevës, infektuan dajën e tyre 23 vjeçar në Suharekë: Dalin detaje të reja

Dje është konfirmuar edhe një rast tjetër në Suharekë, ku një person nga fshati Bllacë është infektuar me koronavirus nga dy nipërit e tij që janë nga Malisheva.

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në vend janë shtuar edhe 20 raste pozitive me koronavirus, ku 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, 2 me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë.

Burime të Metros kanë bërë të ditur për rastin e Suharekës, se janë dy nipërit nga Banja e Malishevës, që kanë infektuar anëtarin e një familje, e që sipas këtij burimi i infektuari është një 23 vjeçar.

”Dy nipërit nga fshati Banjë e Malishevës, kanë qëndruar dy netë te kjo familje në Bllacë dhe më pas me 31 mars 2020, ata i ka dërguar në shtëpi M.S, i cili edhe është infektuar me koronavirus. I infektuari nuk është kthyer në shtëpi dhe ka qëndruar i izoluar tek nipërit e tij në Banjë”, ka thënë ky burim.

Tutje ai ka bërë të ditur se janë edhe shtatë persona të tjerë të kësaj familje që kanë pasur kontakt me dy personat e tjerë nga Malisheva.

Këta dy persona kanë thyer rregullat e karantinimit, pasi që i gjithë territori i Malishevës është futur në karantinë totale që nga data 15 mars, prej kur u shfaqën edhe rastet e para në këtë komunë.

Deri më tani në Malishevë numri i të infektuarve ka arritur në 61 persona.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE