Dy trajnerët që mund ta zëvendësojnë Antonio Conten në Chelsea

Chelsea i ka identifikuar dy emra të mëdhenj si zëvendësues të mundshëm të Antonio Contes. Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Juventusit, Massimiliano Allegrin, dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, sipas Daily Mail, përcjell Express.

Mediumi britanik shkruan se dyshja është në listën e ngushtë të Chelsean për ta marrë drejtimin e skuadrës nëse Antonio Conte largohet gjatë verës.

Largimi i Contes nga “Stamford Bridge” në verë duket shumë i mundshëm, me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, që po konsiderohet si opsion, po ashtu.

Diego Simeone është kandidati me më së paku gjasa për ta marrë drejtimin e Chelseat, ndërsa Carlo Ancelotti është hedhur poshtë si opsion.


SHPËRNDAJE