Dy vetura bien nga ura nga ky fshatë i Kosovës

Sot në orën 09:20 të mëngjesit, dy vetura kanë rrëshqitur nga një urë dhe kanë rënë në lumë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drelaj të Pejës, ku veturat kanë rënë poshtë si pasojë e ngricave.

Aksidentin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, që ka konfirmuar se nga ky aksident askush nuk ka lëndime.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drelaj dhe fatmirësisht nuk ka as të lënduar. Deri te aksidenti ka ndodhur si pasojë e rrugës së rrëshqitshme”, ka thënë Rugova përmes telefonit.

Fotofrafi e postuar nga Veton Mujaj, nga organizata Syri i Vizionit.

SHPËRNDAJE