Dy vjet burg për babain që rrezikoi fëmijën për të marrë “Like” në Facebook

Gjykata në Algjeri ka dënuar një burrë me dy vjet burg pasi kishte postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke e varur fëmijën e tij në dritare vetëm për të marrë më shumë “Like” (pëlqime në Facebook), raporton BBC.

Babai kishte shkruar pasi kishte postuar fotografinë: “Nëse nuk i marr 1000 Like do e lëshoj djalin në Tokë”.

Me këtë veprim ai nxiti përdoruesit e tjerë të mediave sociale që të kërkonin arrestimin e tij për abuzimin e fëmijëve. Ai u akuzua për rrezikimin e sigurisë së fëmijë.

SHPËRNDAJE