Dy vjet burg për ish-bashkëshortin e Antigona Morinës

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka dënuar me dy vjet burg Hilmi Zenën, ish-bashkëshortin e Antigona Morinës, i cili akuzohej për moskryerje të detyrimeve familjare. Antigona Morina vdiq për shkak të gjakderdhjeve, derisa bashkëshorti i saj vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale me të, përkundër gjendjes së saj të rënduar

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka dënuar me dy vjet burgim Hilmi Zenën, ish-bashkëshortin e Antigona Morinës.

Vendimi për dy vjet burg ndaj Zenës, nuk është i mjaftueshëm sipas familjarëve të Antigona Morinës.

Fillimisht, Gjykata e Apelit kishte vendosur për rigjykim të këtij rasti.

Ky rast ka ndodhur para 7 viteve, kur Antigona Morina kishte tri ditë martesë.

Familja e së ndjerës e akuzonte ish-dhëndrin Hilmi Zena nga fshati Malësi e Vogël, për vrasjen e së bijës.

Ata, në një rrëfim për Gazetën Express dhënë më 8 shkurt të 2018-s, kanë thënë se dhëndri bëri marrëdhënie seksuale me Antigonën, derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE