E akuzuan se ka silicon, Enca u kthehet fansave për pozat me gjoksin jashtë: Zoti derdh një lot për ju

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është një ndër personazhet e njohur që njihet për ekspozimin e trupit dhe veshjet ekstravagante.

Ajo nuk e ka aspak problem që të nxjerrë në pah edhe hiret e saj. Madje shpeshherë është edhe kritikuar dhe akuzuar se në trupin e saj ka përdorur silikon.

E teksa ditën e djeshme Enca publikoi disa foto dhe video ku nxirrte shumë në pah gjoksin e saj duket se ka marrë shumë komente duke e shtyrë atë të reagojë përmes një tjetër postimi në “Instastory”.

“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë Zoti’ në profilin tim… Zoti derdh një lot për ju. Thjesht gene të mira dhe e bekuar nga Zoti”- ka shkruar Enca.

Ka qenë kjo një përgjigje nga ana e saj për të se s’ka bërë asnjë ndërhyrje në trupin apo fytyrën e saj. Megjithatë statusi i saj ka qenë një përgjigje për t’iu mbyllur gojën të gjithë komentuesve.

Kujtojmë se Enca në fotot dhe videot ku është shfaqur super seksi me me një fustan të zi, mund të jetë një nga pjesët e klipit të saj për këngën e re që do të publikojë.

SHPËRNDAJE