E çuditshme: Lutfi Haziri krye në vete ja çka bën për Ibrahim Rugovën (Pamje)

Sot janë shënuar 13 vite që kur ndërroi jetë ish- presidenti historik Ibrahim Rugova. Ndonëse partia e tij e ka zakon që për nder të veprimtarisë së tij të organizojë për çdo vit akademi përkujtimore, sot janë mbajtur dy të tilla.

LDK akademinë përkujtimore me krerët më të lartë të partisë e mbajti në kryeqytet, derisa në mënyrë të veçantë akademi përkujtimore në Gjilan organizoi nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri.

Megjithatë dukshëm vërehet se të pranishëm kanë qenë vetëm anëtarë të LDK-së në këtë komunë, porse të njëjtën e kanë injoruar krerët e kësaj partie.

Ka kohë që Haziri nuk ka raporte të mira me disa nga partiakët tjerë, dhe gjithë ky organizim për 13- vjetorin e vdekjes së presidentit historik duket paksa e çuditshme.

SHPËRNDAJE