E çuditshme: Policia në Vushtrri i arreston hajnat që vjedhën në gusht, prokurori i liron

Për një rast i klasifikuar si vjedhje e rëndë që ka ndodhur më 20 gusht në Vushtrri, nga policia janë arrestuar dy meshkuj të dyshuar.

Ata dyshohet se kanë vjedhur dy televizor, por që njësitet policore tek të dyshuarit i kanë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura, ku më pas i janë kthyer pronarit, raporton Veriu.info.

Mirëpo, edhe përkundër vjedhjes së kryer dhe gjetjes së sendeve të vjedhura, prokurori ka marrë vendim që ata të lirohen./Veriu.info/(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

SHPËRNDAJE