E dhimbshme: Mërgimtari që u mbyt në aksidentin e rëndë në Slloveni, po vinte në Kosovë për këtë ngjarje të veçantë (Foto)

Tahir Palushi 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës, por tash e disa vite me banim në Zvicër mbrëmë ishte nisur me veturë për të ardhur në Kosovë.

Rrugës vetura e tipit BMW është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin.

Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç.

Tahir Palushi që vdiq sot tragjikisht në aksident në Slloveni po vinte në Kosovë për pushime dhe gjatë kësaj kohe po planifiktone të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer për Gazetën Express një i afërm i tij.

“Mbrëmë u nis prej Zvicres me ardhë me 7gusht ka pas me martu djalin e madh”, tha ky familjar i tij.

Mediat në Slloveni kanë raportuar se një kamion ka përplasur veturën e kosovarëve me tabela të Zvicrës ku në vend ka mbetur i vdekur një person, bëhet fjalë për Tahir Palushin nga Budakova e Suharekës. Ndërsa është lënduar rëndë një familjar i Tahirit, Naimi.

Palushi ka tre fëmijë dhe prej kohësh jetonte në Zvicër, rrugës për në Kosovë ai humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Slloveni.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE