“E di qysh ke shku te Pacolli dhe na flet për vlera morale”, debat i ashpër mes Astrit Gashit dhe Korab Sejdiut

Është ashpërsuar debati mes analistit, Astrit Gashi dhe Korab Sejdiut në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Deri sa po fliste Sejdiu, ai hodhi thumbime në drejtim të Gashit në lidhje me matematikat që po bëheshin në emision, transmeton Indeksonline.

Në këtë moment, Gashi u nervozua dhe iu kundërpërgjigj Sejdiut.

Gashi: “A ke ambicie për me qenë pjesë e Qeverisë LVV-Vjosa”

Sejdiu: “Me pas unë ambicie isha hi në garë qitash. E njohë Astritin, e ka stil këtë ja fut qeshtu”

Gashi: “E di qysh ke shku te Pacolli dhe vjen këtu na flet për vlera morale dhe politike. Je ardh prej partisë së Pacollit këtu”