E fundit: Konfirmohen katër të vdekur e 120 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Agjencia e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se katër viktima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi Turqinë Perëndimore.

Përpos viktimave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.

Ndryshe, tërmeti i ka prekur edhe ishujt grek që ndodhen në Detin Egje, transmeton Gazeta Express.

Agjencia Anadolu ka shkruar se tërmeti ka qenë me fuqi prej 6.6 shkallësh, por disa medie tjera ndërkombëtare kanë shkruar se fuqia e dridhjes ka qenë rreth 7 shkallë të Rihterit.