E habitshme/Kastrati: Kemi bashkëpunim të mirë me Listën Serbe në Kamenicë

Përfaqësimi i Listës Serbe po dallon nga ai qendror në lokal. Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati në Rubikon të KTV-së ka thënë se brenda Kuvendit Komunal kanë bashkëpunim të mirë dhe serbët përcjellin vetëm brenda dhe çështjet që i përkasin nivelit lokal.

“Përderisa përfaqësuesit serb në Kuvendin Komunal ata janë të interesuar dhe i paraqesin brengat e atij komuniteti, atëherë jam shumë i hapur dhe i interesuar. Aktualisht çka ka ndodh deri tash që serbët deri tash në Kuvendin Komunal i kanë paraqit vetëm brengat e tyre. Nuk do të thotë që shabllon ne përkrahemi për çdo gjë, po për çdo çështje konkrete”, ka thënë ai.

Tutje Kastrati foli edhe për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Asnjëherë nuk kemi arritur qartë që të kuptojmë nevojat e komunitetit serb. Mendoj që ne ndaras prej asaj që është duke ndodh në nivelin qendror, si gjeneratë e re që e kemi marrë mandatin ne Kamenicë duhet të japim shembull ndryshe. Një prej kërkesave që kam është që të përkrahen dhe të subvencionohen ato biznese ku të punësuar janë të gjitha komunitetit. “Asociacioni i Komunave, ashtu siç e ka kundërshtuar Gjykata Kushtetuese do ta bllokonte Kosovën dhe nuk do të ndikonte mirë as për serbët e Kosovës”.