E humb edhe këtë Roberto Firmino

Firmino ka lëshuar një mundësi të artë për ta kaluar në epërsi Liverpoolin.

Pas 35 minutave lojë, Cardiff City dhe Liverpooli po barazojnë 0-0, rezultat që nuk i konvenon aspak skuadrës së Jurgen Klopp, nëse duan të vazhdojnë ëndrrën për titull, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, ky rezultat do të kishte ndryshuar nëse mysafirët do të ishin treguar në këto minuta deri më tani më ta saktë para portës kundërshtare.

Rastin më të mirë e kishte Roberto Firmino, por dështoi i vetëm përball me portierin.

Ai mendoi se ishte ofsajdë dhe shikoi gjyqtarin, duke u mos u koncentruar të goditja që do të bënte. Gjithçka ishte e rregull, por Firmino nuk u tregua i saktë. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE