E jashtëzakonshme: Presidenti Thaçi më në fund lavdëron një institucion ndërkombëtar, ja cilin…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka përmendur të gjitha të arriturat e vendit për këtë periudhë. Thotë se është ruajtur bashkëpunimi me të gjithë mekanizmat në Kosovë dhe se EULEXI, ka bërë punë të mirë duke sjell rend dhe ligj.

“Tani është koha që autoritetet e drejtësisë t’i marrin përgjegjësitë që ju takojnë.

Këto dhjetë vite janë bërë investime të shumta në të gjitha sferat, ka qenë rrugëtim i përbashkët i politikës për ndërtimin e Kosovës së re, evropiane e zhvillimore dhe e frymës euroatlantike.

Tash jemi para një situate të re në këtë prag, në këtë 10- vjetor të pavarësisë edhe në zhvillimet në rajon, pas pak ditës do të prezantohet edhe strategjia e bashkimit evropian për zgjerim.”, është shprehur Thaçi para gazetarëve./Express

SHPËRNDAJE