E kaluara e dyshimtë e Rrahim Hashimit, kandidatit për pasues të Kadri Veselit

Biznesmeni nga Prishtina, Rrahman Hashimi i cili sot ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, në të kaluarën dyshohet se ka qenë i përfshirë në krim dhe korrupsion.

Deri rreth një vit më parë mbi të kanë rënduar akuza për asgjësim të dosjeve në Policinë e Kosovës dhe lehëtsime në raste penale, në këmbim te të hollave.

Ndërkaq sot, më të shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së, Hashimi pretendon që të luftojë keqpërdoruesit e shtetit.

“Do të jam në shërbim dhe udhëheqje të partisë të ciles jo pak nga ne i dhamë aq shumë që deri sot disa figura gjysëm autokarte abuzuan dhe u pasururan duke keqpërdor gjithë mekanizmat e partisë e më vonë edhe duke keqpërdorur shumicën e makanizmave të shtetit për favore të tyre, miqve të tyre dhe disa klaneve brenda PDK-së”, tha ai përmes një shkrimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Rrahim Hashimi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast penal. Aktakuza ishte ngritur nga një prokuror special dhe lidhet me aferën e korrupsionit në hetimin e organizatës joqeveritare QAD.

Sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Hashimi është një nga pronarët e kompanisë “City Group”. Aksione në këtë kompani ka edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli.

Pacolli dhe Hashimi janë bashkëpronar edhe të kompanisë “Illyrian Power”, e cila përveç tjerash merret edhe me tregtimin e naftës.

Hashimi kishte pasur lidhje të forta edhe me Qeverinë e kaluar.

Në Dhjetorin e vitit 2016 “City Group” kishte qenë bashkë organizatore e Forumit Ndërkombëtar të Biznesit Hungarezo-Kosovar në të cilën kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

SHPËRNDAJE