E konfirmon Kurti, shkarkohen zyrtarë të Ujësjellësit të Prishtinës!

Anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina” Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor; Hajrie Morina, drejtore; Seat Bilbani, drejtor; dhe Idriz Maliqi, drejtor, në mbledhjen e mbajtur sot, kanë shkarkuar zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kështu përmes konferencës ka konfirmuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është liruar nga detyra dhe është kthyer në pozitën e mëhershme si drejtor për konsumatorë.

“Këtu jemi sot bashkë me misistren e Ekonimisë për shkak se është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendës kryeshefi ekzekutiv dhe është kthyer në pozitën e mëparshme si drejtor për konsumatorë, gjithashtu vlen të theksohet nuk është shkarkuar auditori i brendshëm që kishte kryer punën e tyre me profesionalizëm”, ka bërë të ditur Kurti.

VERIU.INFO sot ka raportuar nga burimet e saj, se bordi i ri i kësaj ndërmarrje, ka shkarkuar u.d kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Kapllan Parduzin.

SHPËRNDAJE