E lindur pa duar, vajza bën çdo gjë me këmbë

Sophi Green është një vajzë 7-vjeçare, e cila ka lindur me një keqformim të madh në trupin e saj.

Ajo nuk ka krahët (duart), mirëpo ky fakt nuk e ka penguar të kapërcejë çdo vështirësi që i ka dalë para e të bëhet e zonja e vetes.

E lindur në Kinë, në moshën 2-vjeçare Sophi u adoptua nga një çift në Utah.

Babai Jeremy dhe e ëma Christianne janë shumë krenarë për të, pasi vajza mund të shkruajë, të hajë dhe të lahet vetë, duke bërë gjithçka me ndihmën e këmbëve.

New York Post ka marrë në intervistë prindërit e vogëlushes, të cilët rrëfejnë disa nga momentet më të bukura në jetën e tyre dhe të vajzës.

“Na kujtohet hera e parë që përdori këmbët për të bërë diçka.

Mamaja do t’i jepte për të ngrënë një akullore, por instiktivisht ajo e rrëmbeu me këmbë dhe nisi ta hante vetë.

Nga ai moment Sophie nisi të bënte çdo gjë vetë, me ndihmën e këmbëve”, – tregon i ati.

“Shumë persona më pyesin se si kam arritur ta mësoj që të kryejë të gjitha gjërat që ka nevojë, për mes këmbëve, ndërsa unë iu përgjigjem se ime bijë ka mësuar çdo gjë pa ndihmën time”, – thotë ndër të tjera nëna krenare.

SHPËRNDAJE