E papranueshme kjo që thotë Alban Bushi për Kosovën

Eliminatoret e Evropianit 2021 e kanë vënë Shqipërinë U-21 në të njëjtin grup me Kosovën, ndërsa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi, thotë se ndeshjet nuk do të jenë “vëllazërore” si më parë, raporton Insporti.

Mirëpo, ajo që bie në sy është një fjali tjetër. Bushi ka thënë se i ka ardhur mirë kur e ka parë që Shqipëria do të jetë në grup me Turqinë, ndërsa Kosovën e ka parë si të gjitha kombëtaret tjera.

“Kur pashë Turqinë, më erdhi mirë, sepse kam kaluar një pjesë të mire të karrierës në atë vend. E kam mik trajnerin e Turqisë dhe pas shortit fola me të. Kurse, Kosovën e prita si gjithë ekipet e tjera. Jemi shqiptarë, por do të jetë një ndeshje e luftuar, ku shpresoj të fitojë më i miri”, është shprehur Bushi.

“Janë disa lojtarë të Kosovës që na kanë refuzuar, na thanë në fillim se do të vinin, por më pas zgjodhën Kosovën dhe duhet respektuar zgjedhja e tyre. Do të jetë ndeshje e ashpër, nuk diskutohet, pasi jam unë që kërkoj ashpërsi ndaj çdo kundërshtari. Lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë në atë ndeshje, duhet të fitojnë, ka thënë Bushi për Super Sport.

SHPËRNDAJE