E papritur: Thaçit i ndërprehet konferenca nga një qytetar “O hajn” (VIDEO)

Një qytetar i Kosovës ka ndërhyrë në gjysmë të konferencës për media të cilën është duke e mbajtur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas votimit të qeverisë Hoti.

Derisa Presidenti Thaçi po përgëzonte deputetët për votimin e qeverisë Hoti, qytetarët kanë ndërhyrë duke thirrur “O hajn” dhe “Ju jeni hajna”

E menjëherë pasi Presidenti Thaçi përfundoi konferencën, disa qytetarë janë vërsulur përsëri pas tij duke vazhduar të thërrasin “O hajn”.

Presidenti në konferencën për media tha se e mirëpret formimin e qeverisë së re dhe se përshëndet zotimin e Avdullah Hotit për dërgimin përpara të proceseve të Kosovës.

KETU MUND TE NDIQNI KONFERENCEN:

SHPËRNDAJE