E pranon Dardan Molliqaj: Jemi nën prag, por edhe Vetëvendosja ka rënie

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kërkuar që Presidenti i ri i vendit të zgjedhet nga një Qeveri e re.

Ai deklaroi se partia e tij është për të shkuar në zgjedhje edhe pse thotë se një herë për një herë janë nën prag.

Molliqaj thotë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka rënie deri në 20% të elektoratit.

Por i pari i PSD-së shprehet optimist se partia e tij po rritet dhe çdo ditë aty po shkojnë kuadro të reja.

Duhen zgjedhje të reja për tu zgjedhur presidenti i ri në vend, presidenti nuk duhet të zgjedhet nga kjo Qeveri e tanishme. Në matjet e fundit shihet se Vetëvendosja ka një ulje prej 20% të eloktoratit të vet. PSD një herë është nën prag, ne na envojitet punë për zgjedhje. Po rritemi si parti, çdo ditë vijnë të rinj e të reja me njohuri të mëdha që na bashkangjiten“, deklaroi Molliqaj në Prime Time.