E quajti matrapaz! Zeka ia kthen Jakup Krasniqit, ia përmend edhe fondin “Vendlindja Thërret”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka reaguar kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, për deklaratat e këtij të fundit ndaj Zekës ku edhe e quajti atë matrapaz.

Zeka përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Krasniqi ka shumë të drejtë kur e quan atë matrapaz pasi, siç shkruan Zeka, nuk është hajn i parasë publike.

E ka akuzuar Krasniqin se ka ndërtuar edhe shtëpi me ashensor brenda saj me paratë e fondit “Vendlindja Thërret”.

Ka vazhduar shkrimin e tij se Krasniqi “vetëm edhe mijtë në tavan nuk i ka punësu”

Postimi i plotë i Zekës pa ndërhyrje:

Jakup Krasniqi me paska quajtur “matrapaz”! Ka shume te drejte, ama une nuk jam hajn i parase publike. Une nuk kam ndertu shtepi tre kateshe, me ashensor brenda, me parate e Fondit “Vendelindeja Therret”! Une nuk kam pasur asnje post drejtues ne kete shtet, edhe pse kam qene me meritor se Jakupi dhe krejte kompania e tije. Po flasim per punesime. E kame thene edhe po e perserise: Jakup Krasniqi me company, vetem minjte ne tavan nuk i kane punesu. Ani vazhdoni, zgjedhjet shpejte do te vine, aty do masim matrapazlleqet tona. Qytetaret nuk flasin, ponuk jane budallenje…!!!

Ndryshe, këto reagime kanë ardhur pas një shkrimi të deputetit Zeka në Facebook ku ka akuzuar udhëheqësit e Nismës për Kosovën për punësimet familjare në ndërmarrje të ndryshme shtetërore./Gazeta Blic.

SHPËRNDAJE