E rëndë: 27 vjeçari humb jetën në aksident trafiku

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit “Mercedes”.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arritur të përballonte plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ai, rreth orës 18:00, në QKUK, është ndarë nga jeta, bëhet fjalë për viktimën:

R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas kosovar ( drejtues i veturës “Golf”), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48- orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjatë nëntë muajve të këtij viti, në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 4.826 aksidente trafiku prej tyre:

24 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 25 persona

1.484 Aksidente trafiku me të lënduar – 2.792 persona të lënduar

3.318 Aksidente trafiku me dëme materiale.

SHPËRNDAJE