E rëndë: Një gjerman kërcen nga një hotel në Mitrovicë, dyshohet se vrau veten

Një shtetas gjerman ka vdekur para pak minutash në oborrin e Hotel Dardani, në Shupkovc të Mitrovicës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke thënë vetëm se një person është gjetur i vdekur dhe dyshimet janë se është hedhur nga hoteli.

Deri tash nuk dihen detaje, por është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente.

Viktima jetonte prej kohësh në Mitrovicë, pasi punonte në projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

SHPËRNDAJE