E rrahën pasi i dha komplimente një femre, ja çka ka bërë tani Adi Krasta

Adi Krasta është rikthyer ditën e sotme në vëmendjen e fansave, pasi një profil në Instagram me emrin e moderatorit të njohur Adi Krasta, ka postuar një foto të vjetër, ku duket me njërin sy të nxirë në pjesën e poshtme të tij.

Ama kjo fotografi mban edhe pas vetes një histori të bujshme të viteve më parë.

Gjithçka ndodhi në një prej spektakleve të para të tij pas viteve ’90-të, “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Krasta kishte komplimentuar një vajzë të ftuar nga publiku në skenë, dhe siç u komentua atëherë, ajo ishte e lidhur me një “të fortë”.

Më pas moderatori u rrah keqas brenda një dyqani, ndodhi kjo që tronditi atëherë opinionin publik.

SHPËRNDAJE