E thotë agjenti i Muriqit: I kemi ofertat në tavolinë nga Anglia e Italia

Vedat Muriqi është afër largimit ng aklubi i madh turk Fenerbahce.

Për sulmuesin kosovar, muaj më parë flitej se ai do të transferohet në Angli te skuadra e Tottenhamit, shkruan pikeza.com

Edhe pse me shumë spekulime, Vedati ende nuk ka vendosur për skuadrën e tij të re.

Ndërkaq, agjenti i tij, duke folë për media turke tha se Muriqi i ka ofertat në tavolinë nga Anglia dhe Italia.

“Ne kemi marrë oferta për Muriqi nga klubet në Itali dhe Angli, si verbal ashtu edhe me shkrim. Unë i kam përcjell ato tek klubi i Fenerbahces dhe besoj se këto klube që janë të interesuara do të caktojnë një takim me klubin turk brenda 10 ditëve të ardhme”, tha agjenti i Muriqit.

SHPËRNDAJE