E thotë Albin Kurti: Kjo është arsyeja pse në Gjermani nuk u takova me Grenell

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka takime dhe komunikim të rregullt me faktorin ndërkombëtar.

“Kam komunikim të rregullt, kam pasë edhe sot edhe dje. Tash jam km i Kosovës dhe nuk kam zor që të mbledh poena që është bërë e zakonshme për mua. A kemi dallime? Kemi. Por dialogun, komunikimin nuk e kemi ndalë asnjëherë”.

Kurti ka thënë se në Konferencën e Munich-ut nuk është takuar me të dërguarin amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi që nuk e ka kërkuar personalisht një gjë të tillë.

“Kam zhvilluar takimet që i kam kërkuar. Pra atje kam zhvilluar takime me kryeministrat e vendeve të rajonit dhe me të “State Department” por unë kur kam shkrua në Konferencën e Sigurisë në Munich nuk kam kërkuar takim me Grennel. Nuk ka mundur të ndodhë takimi pa e kërkuar, përveç në korridor. Komunikim me të e kam pasë dhe është i vazhdueshëm”.

“SHBA janë të pazëvendësueshme për ne. Nuk mendoj që mund të kemi superfuqi tjetër – siç ka menduar dikush tjetër – në vend të SHBA. SHBA, NATO, BE, Franca, Gjermania, por edhe Britania dhe shtetet e tjera janë miq dhe partner të Republikës së Kosovës.

I mbaj e i mirëmbaj dhe kultivoj marrëdhëniet me ta, por unë ndërkombëtar nuk bëhem dot. Jam shqiptar – Kryeministër i Kosovës”.

SHPËRNDAJE