E thotë numri një i BE-së në Kosovë: Procesi i liberalizimit mund të pezullohet

Sot është lansuar faza e re e fushatës për liberalizim të vizave.

Fushata ka për qëllim vetëdijësimin e kosovarëve dhe t’u tregojë se çka është dhe çka nuk është liberalizimi i vizave, transmeton gazetametro.net

Shefja e BE’së, Nataliya Apostolova tha se liderët kosovarë duhet të kenë kujdes dhe të mos japin afate për liberalizimin e vizave.
Apostolova edhe paralajmëroi se vizat mund të pezullohen. Ajo tha se vizat mund të pezullohen nëse kriteret për heqje të vizave nuk respektohen.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se liberalizimi i vizave vjen me përgjegjësi dhe qytetarët është mirë t’i dijnë këto përgjegjësi. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE