E zbulon Ramush Haradinaj: Këto fjalë mi tha Macron

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbuluar detaje nga takimi në Samitin e Berlinit.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se nuk është e vërtetë që presidenti francez ia ka ngrit atij gishtin.

“Gjatë bisedës edhe une shpesh e ngris gishtin, por ai nuk ka pasur komunikim të ashpër me mua”, tha ai.

Haradinaj tha se nivelin e komunikimit që ka Macron, demanton atë që është raportu në media.

Sipas tij, edhe Macron edhe Merkel me shumë mirësjelljeje kanë kërkuar heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE