E zbulon Shpend Ahmeti: Kjo është data kur do të mbahen zgjedhjet

Pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, përpos detajeve të tjera, ka përmendur edhe një datë për zgjedhje.

Ai përveç që tregoi se kanë qëndrime më të përafërta me AAK-në, tha se janë dakorduar që më 22 gusht të gjitha partitë të jenë të sallën e kuvendit për ta shpërndarë atë.

Ndërsa dha dhe një datë për zgjedhje.

“U dakorduam që së pari më 22 gusht të jemi të gjithë në sallë që të ndodhë shpërndarja e Kuvendit. 6 tetori po përflitet si data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Ka një gatishmëri që zgjedhjet të mbahen pra më 6 tetor”  ka thënë Ahmeti .

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE