‘E zbulon’ Vucic: Gati arritëm marrëveshje me Kosovën, derisa një vend i fuqishëm i Europës vendosi taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se një vend i fuqishëm i Europës i ka kërkuar Kosovës të vendosë taksën 100 përqind, pikërisht atëherë kur dy vendet po shkonin drejt një marrëveshje finale.

Kështu ka deklaruar ai për Tv Happy, ku tha se një vend i Europës i ka kërkuar Prishtinës qëllimshëm të vendosë taksën, me qëllim që Serbia të dalë nga dialogu.

“Kjo u bë për të thënë se Serbia po e linte dialogun dhe se çdo plan do të rrëzohej që Serbia të fitonte diçka”, theksoi Vucic.

Tutje, ai ka thënë se e di sigurt se ka një forcë të fuqishme në këtë mes.

“Unë nuk e dija menjëherë, tani i di të gjitha. Ka një forcë domethënëse dhe të fuqishme në diskutim”, tha Vucic.

Ai shtoi se e gjithë bota doli kundër taksës, se amerikanët ishin më të zëshëm se evropianët, sepse sipas tij, një vend evropian e dëshironte atë.

SHPËRNDAJE