E zuri të dashurin duke e tradhtuar, 21-vjeçarja gjen mënyrën ideale për t’i dhënë fund lidhjes

Tiana Perea Santos zbuloi se i dashuri i saj ishte i pabesë dhe vendosi të hakmerrej në mënyrën më të papritur.

Video e publikuar në rrjetet sociale, është duke u bërë virale në rrjet.

Gjatë ditëlindjes së saj të 21-të, vajza organizoi një festë me miqtë e saj, nga ku ishte i pranishëm edhe i dashuri, të cilit i dha mësimin që s’do ta harrojë kurrë.

Vajza u ngrit dhe tha:

Do doja të falenderoja Santosin që më bëri të kuptoj se unë meritoj më shumë. Çdo njeri këtu e di që ti po përpiqeshe të më tradhtoje me një vajzë tjetër. Të gjithë ne i kemi parë bisedat seksuale dhe videot provokuese. Ti i dërgove asaj të njëjtën fotografi që më solle dhe mua sot. Në rast se nuk e kuptove, lidhja jonë mori fund dhe ti duhet të dalësh jashtë”

SHPËRNDAJE