Edhe Arsim Bajrami i PDK’së kthehet kundër Thaçit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se ndryshimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Bajrami ka thënë se Kosova ka përfunduar mundësinë për kompromise dhe se çdo përpjekje për ndryshim kufijsh shkon në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

”Tani më ka qenë e paralajmëruar se shtatori do të jetë fillimi i përpjekjes për të arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Është ditur që pikërisht është kjo kohë e përshtatshme që të bëhen përpjekjet që të nis dialogu për tu përmbyllur konflikti disavjeçar mes Kosovës e Serbisë”.

”Dialogu është një proces në të cilin Kosova duhet të futet shumë më e përgatitur, shumë më e vendosur”.

”Fatkeqësisht nuk po shohim një unitet të plotë, nga të gjitha nivelet e përpjekjeve serioze”.

”Kosova ka përfunduar mundësinë e bërjes së kompromiseve me Serbinë, që kur ka shpallur pavarësinë e saj”.

”Çdo veprim për tentim të ndonjë vije territoriale të shtetit tjetër, do ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.

”Besoj që këdo ide për kufijt, janë vetëm taktika të negocimit. Ai mund ta ketë shumë seriozisht, por është shumë i vetëdijshëm që këto nuk bëhen me anë të kësaj Kushtetute”.

”Puna kryesore mund të bëhet brenda parlamentit të Kosovës. Në parlament nuk duhet shtyhen me njëri – tjetrin në lidhje me këtë çështje. Ata duhet të shkojnë të përgatitur në mënyrë që ky dialog të rezultojë me subjektivitetin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”. /gazetametro

SHPËRNDAJE