Edhe Dastid Pallaska ironizon me VV-në: Çkapet gjyqësori për 24 orë!

Edhe avokati i mirënjohur kosovar, Dastid Pallaska ka ironizuar me deklarimet e fundit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët pas vendimit të Gjykatës Supreme për mos të shkuar në rinumërim të votave në Prizren dhe në Prishtinë, thanë se “vetëm një pjesë e gjyqësorit është kapur, jo krejt”.

“Çkapet gjyqësori për 24 orë!” Shpresoj që ky “besim” në sistem të drejtësisë do të jetë i pranishëm edhe pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese për rinumërim”, ka shkruar Pallaska.

A do të thotë kjo se LDK-ja në Prishtinë dhe PDK-ja në Prizren do të ankohen edhe në Kushtetuese për të kërkuar rinumërim?

SHPËRNDAJE