Edhe Era ka dy fjalë për “Paradën e Krenarisë”

Një ditë më parë është mbajtur “Parada e Krenarisë”, nga komuniteti LGBTI, paradë kjo e para e këtij lloji që u zhvillua në Kosovë.

Ky komunitet kërkoi që të jenë të pranueshëm në familje e shoqëri, transmeton Gazeta Express.


Shumë yje të njohura kanë shprehur qëndrimet e tyre nëse janë pro apo kundër kësaj.

E ndonëse nuk është në Kosovë, këngëtarja e njohur me famë botërore Era Istrefi ka përcjellë me vëmendje paradën e LGBTI-së.

Ajo madje është shprehur në përkrahje të këtij komuniteti.

Përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instastory, Era thotë se ndihet shumë krenare.

“Parada e parë e krenarisë në Prishtinë!!!!!! O Zot jam shumë krenare”, kishte shkruar Era.




SHPËRNDAJE