Edhe ky emër i njohur largohet nga Trepça 89′

Nuk kanë të ndalur largimet nga skuadra e Trepça 89′.

Klubi mitrovicas ka mbijetuar në Superligën e Kosovës në xhiron e fundit të edicionit 2019/20, pasi fitoi ballafaqimin ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1 në stadiumin “Riza Lushta”.

Pas përfundimit të sezonit, nga Trepça 89′ kanë filluar të largohen disa lojtarë.

Lojtari i fundit që ka njoftuar largimin nga KF Trepça 89′ është mbrojtësi i krahut të djathtë, Arbër Pira.

“Nuk do të jem pjesë e Trepçës 89′ në edicionin e ardhshëm. Kam disa oferta nga klubet kosovare dhe në ditët e ardhshme do të vendosë për të ardhmen”, zbuloi Pira për ‘GazetaBlic Sport’.

Arbër Pira ka qenë pjesë e Trepçës 89′ që nga viti 2018, ndërsa këtë edicion ka luajtur në 21 paraqitje.

Vlen të theksohet se deri më tani largimin e kanë konfirmuar Gëzim Rusi, Rron Statovci, Leart Emini  – ndërsa priten edhe largime të tjera.

SHPËRNDAJE