Lajm i mirë edhe në këtë qytet të Kosovës, shërohen dy persona nga Covid-19

Dy personat e prekur nga koronavirusi në Obiliq janë shëruar plotësisht.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi i cili ka thënë se rezultate e dy personave që ishin të vetizolur kanë rezultuar negative që është tregues që ata tashmë janë shëruar.

Ai ka njoftuar po ashtu se edhe një rast që ishte i dyshuar ka rezultuar negativ.

Gashi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rekomandimet nga IKSHPK-ja.

Postimi i plotë i Xhafer Gashit:

Lajm i mirë për Obiliqin🏻🏻

Bashkëqytetarë të nderuar,

Ju njoftoj se nga rezultatet e analizave laboratorike të dalura nga IKSHPK-ja për dy personat e vet-izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negative dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.

Po ashtu edhe një rast të dyshuar, nga mostrat e marrura ka rezultuar negativ.

Me këtë rast, personave të shëruar ju dëshiroj shëndet të plotë, falenderoj ekipen e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimesi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.

Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ju bëjë thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë.

Falenderimi i takon Zotit të madhërishëm🏻lajme të tilla dëgjofshim sa ma shpesh këto ditë!#rriNShpi #shpëtoJetë

SHPËRNDAJE