Edhe nesër nxehtë, nga e marta fillon dimri i vërtetë |TABELA

Neser në vendin tonë do të mbizotroj mot I ngrohtë me diell , ndërsa në ditët në vazhdim pritet rënie e temperaturave, transmeton Gazeta Metro.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri 2 gradë , ndërsa ato maksimalet nga 4 deri në 11 gradë Celsius.
Parashikimi më I detajuar :

11.02 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, vende-vende më intenzive. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë.

12.02-13.02 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore.

14.02 – Në mëngjes ngrica dhe kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen.

15.02 – Ftohtë, kryesisht vranët. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

SHPËRNDAJE