Edhe një deputet i LDK-së del pozitiv me Covid-19

Edhe një deputet ka dalë pozitiv me koronavirus.

Është Frashër Demaj, ai i cili këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve. Diana dhe Drini tani per tani janë mirë”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,
Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.

Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.

Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.
Diana dhe Drini tani per tani janë mirë.

Ndërkohë, gjatë ditës pozitiv me Covid -19, kanë dalë dalë edhe dy deputet: Abelard Tahiri i PDK-së dhe Albena Reshitaj e AAK-së.

SHPËRNDAJE