Edhe një kamion me oksigjen nga Serbia për të infektuarit me COVID hyn në Kosovë (Foto)

Një kamion me boca të oksigjenit që shfrytëzohet për trajtimin e të infektuarve me COVID e me tabela të Serbisë ka hyrë në Kosovë.

Gazeta Infokus ka siguruar edhe fotografi të këtij kamioni i cili në këto momente ka qëndruar në njërin nga terminalet doganore.

 

E ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji.

Njëjtë edhe ditë më parë u raportua se kamionë me boca të oksigjenit kanë hyrë në Kosovë nga Serbia.

Kujtojmë që ditë më parë disa vdekje në QKUK të të infektuarve me COVID-19 u dyshuan që u bën nga problemi me oksigjen.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE