Edhe një këngëtar i hyn politikës (Foto)

Përpos muzikës të cilët disa e kanë profesion e disa të tjerë e bëjnë vetëm për hobi, si duket këngëtarët po “lakmojnë” që të jenë pjesë e politikës.

Në Kosovë ishte Labinot Tahiri ai i cili hyri ne politikë, madje ai u zgjodh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Një rast i ngjashëm vjen edhe nga Maqedonia.

Këngëtari nga Dibra Lundrim Paçuku i është futur garës për asamble komunale në këtë qytet. Ai i është bashkuar “Aleancës për Shqiptarët”, në zgjedhjet komunale në Maqedoni të cilat do të mbahen më 15 tetor.

Se a do të arrijë të hyj në Kuvendin Komunal, Lundrim Paçuku, kjo mbetet të shihet pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve./zeri

SHPËRNDAJE