Edhe një tjetër shtet kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se pas takimit me diplomaten e shtetit në lindjen e mesme kanë siguruar edhe një votë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ende po shënjestrojnë diplomacinë e të ‘pa inkuadruarve’ të Jugosllavisë së Tito’s, transmeton Gazeta Metro.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Ivkovic, u takua sot me Ambasadoren e Libanit, Nada al Akl, ku biseduan rreth bashkëpunimit të dy vendeve në rrafshin e sigurisë së brendshme, dhe siç pritej, kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Siç kishte njoftuar edhe dy herë më herët ‘MUP’, në takimin e fundit me një tjetër vend me shumicë myslimane e me probleme politike dhe mos respektim të të drejtave të njeriut, të cilat Serbia i ka shënjestra për të ju marrë votat, Ivkovic i kishte paraqitur argumentin serb, se prova e fundit e Kosovës për anëtarësim është përpjekje për politizim të kësaj organizate policore ndërkombëtare. Ivkovic deklaroi kështu paturpësisht kur vet Serbia e politizon sa herë i vjen në dorë pikërisht Interpolin.

Biljana Ivkovic paralajmëroi se pranimi eventual i Kosovës në këtë organizatë do të ishte shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare, sipas saj.

Ivkovic falënderoi Libanin për qëndrimin parimor të tyre në mospranimin e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjes që ky vend i dha Serbisë me rast të votimit të vitit të kaluar në Kuvendin e Përgjithshëm të Interpol.

Ambasadorja Al Akl , deklaroi se qëndrimi i Libanit nuk do të ndryshoj sa i përket kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në Interpol, dhe theksoi se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve datojnë që nga koha e organizatës së të pa inkuadruarve të Tito’s.

Libani është shtet në mes të Izraelit e Sirisë dhe nën ndikimin e Iranit dhe organizatës së tyre terroriste Hesbollah.

Diplomacia serbe po e shfrytëzon mbetjet e diplomacisë së regjimit të kaluar komunist të ish Jugosllavisë së Titos dhe strategjisë së tij të mos inkuadrimit në asnjërin bllok.

SHPËRNDAJE