Efekti Grenell: Dorëzohen Kurti dhe Mustafa, takohen sot në këtë orë

Vizita në Kosovë e të dërguarit Special të presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e ka pasur ndikim shumë të madh edhe në arritjen e koalicionit mes dy partive dhe formimin e qeverisë së re.

Takimi i Grenellit me liderin e VV’së, Albin Kurtin dhe atë të LDK’së, Isa Mustafën, duket se ka dhënë rezultate pozitive, që dy palë të lëshojnë rrugë njëra tjetrës dhe koalicioni për formimin e qeverisë së re të arrihet sa më parë.

Gazeta Metro ka mësuar se Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen sot nga ora 18:00, ku edhe pritet të dalin me një qëndrim për arritjen e marrëveshjes.

Po ashtu mësohet se dy palët janë afër marrëveshjes së koalicionit pas bisedave me ambasadorin Grenell gjatë të enjtes në Prishtinë.

Kujtojmë se oferta e fundit e LDK’së ndaj VV’së ishte që t’i takon pozita e Kryeparlamentarit deri më 2021, pozita e Presidentit dhe 5 ministri.

E kjo ofertë natyrisht se nuk u pranuar Vetëvendosja, pasi duhet që të shkarkohet Glauk Konjufca nga pozita e Kryeparlamentarit.

SHPËRNDAJE