Ekskluzive: Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje, propozon Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 6 tetorit, dhe Kosova ende nuk ka qeveri të dalë nga vullneti popullor, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Vetëvendojse dhe LDK pas javëve të tëra bisedimesh ende nuk kanë arritur marrëveshje.

LDK me ofertën e fundit drejtuar Vetwvendosje ka kërkuar që të ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit 2021.

Këtë pozitë momentalisht e mbanë nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, që ka marrë edhe votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veriu.info mëson nga burimet e saj se javën e ardhshme pritet që Glauk Konjufca të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të propozojë Vjosa Osmanin e LDK-së për këtë pozitë.

Konjufca këtë vendim pritet ta marrë personalisht për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së situatës momentale politike.

Ky vendim personal i Konjufcës vjen pas refuzimit të partisë që ta sakrifikojë atë, pas zgjedhjes së tij në pozitën e kryetarit.
Kjo situatë e krijuar pritet t’i japë zgjidhje dhe lehtësim arritjes së marrëveshjes mes VV dhe LDK-së, sidomos pas insistimit të LDK-së që t’i ipet pozita e kryetarit të Kuvendit.

Në rast se edhe pas kësaj lëvizje nga Glauk Konjufca duke sakrifikuar një pozitë kaq të rëndësishme, prapë nuk ka mërrëveshje për bashkëqeverisje atëherë të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit e ka Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.

Kujtojmë që këtë javë dy partitë i bën publike ofertat e tyre për arritjen e koalicionit për të bashkëdrejtuar qeverinë e ardhshme katërvjecare./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE