Ekskluzive: Gruaja e infektuar me Covid 19 del në qytet policia inicon procedurë ndaj saj

Krejt rastësisht një grua që është e infektuar me Covid 19 është ndalur nga policia në qytet. Për shkak së ajo nuk po i përmbahej izolimit dhe kishe dal në rrugë, ndaj saj është inicuar rast i për përhapje të sëmundjes ngjitëse, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Rasti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ismajl Qemajli” në qytetin e Vushtrrisë, është konfirmuar edhe nga policia.

“Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19”, thuhet në njoftimin e policië rasporton Gazeta Online Veriu.info.

Më sohet se në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.

Ky nuk është rasti i parë që policia gjatë kontrolleve rutinore has në persona të infektuar të cilët nuk po zbatojnë masat e izolimit që të mos përhapin sëmundjen ngjitëse, që së fundi është rikthyer fuqishëm në gjithë Kosovën. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE